Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 15:21

Tiranë – Një video e cila po qarkullon nëpër internet, sidomos nëpër rrjetet sociale, paraqet kreun e Partisë Socialiste, njëherit fituese e zgjedhjeve në Shqipëri, Edi Ramën, duke luajtur me def.

Në këtë video, shihen krerë të Partisë Socialiste dhe simpatizantë të saj, duke udhëtuar me autobus.

Ata këndojnë kreun e PD-së, Sali Berishën ndërkaq vargjet që kanë përzgjedhur për “ahengun” e tyre janë:

“Ra Sala prej fiku, sikur top llastiku”.

Në video, Rama shfaqet duke provuar të luaj me def, ndërkaq i buzëqeshur shihet edhe Pandeli Majko.