Lajme Shqip Tuesday, 25 June 2013 10:57

David Beckham është njeriu ideal për të marrë rolin e ardhshëm të James Bond. Këtë vlerësim e jep vet bashkëshortja e tij, Victoria.

Ish ylli i Spice Girls, këmbëngulë se Daniel Craig duhet t’i lëshojë rrugën dikujt tjetër për rolin e Bondit, shkruan The Sun.

Megjithëkëtë, nuk dihet nëse ndonjëherë do të realizohet dëshira e Victorias, pasiqë kohë më parë, David kishte deklaruar:

“Nuk kam ndonjë plan që të bëhem aktor. Kam shumë miq të cilët i përkasin kësaj sfere por për veten, nuk është se e kam menduar ndonjëherë. Nuk mendoj se është ide e mirë”

E Victoria ka deklaruar: “Mendoj se ai do të ishte një James Bond i mirë”.