Albumi i ri i Jay-Z, “Magna Carta Holy Grail” do të ketë edhe këngë me tekst të rokerit të ndjerë, Kurt Cobain. Lajmin e ka konfirmuar e veja e legjendës, Courtney Love.
Rokeri legjendar i Nirvanas do të jetë pjesë e albumit të ri të Jay-Z, i cili ka marrë leje nga e veja e tij, Courntey Love, për të shfrytëzuar tekstin e këngës “Smells Like Teen Spirit” në një prej këngëve të tij.
Courtney, e cila i mban të drejtat e autorit për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kurt Cobain, tregon se si vajzat e saj mund të mos pajtohen me vendimin që ajo e ka marër.
“Jay-Z është i madh dhe ne jemi miq. Por, do të kem probleme me vajzat, këtë po e ndjej”, ka theksuar për Love për Huffington Post.
Albumi i ri i Jay-Z pritet që të lansohet më 13 korrik dhe pritjet janë që ai të jetë më i miri në karrierën e reperit legjendar amerikan.
|
|
Sunday, 23 June 2013 13:20 25 June 2014 13:45
12 June 2014 16:00
1 May 2014 12:40
30 April 2014 14:09
17 April 2014 18:28
17 April 2014 12:31
15 April 2014 18:29
15 April 2014 17:23
14 April 2014 15:13
12 April 2014 13:30