Presidenti izraelit Shimon Peres, brenda pak ditësh do të festojë ditëlindjen e tij të 90-të. Në mesin e të ftuarve janë Bill Clinton, Tony Blair, Robert De Niro e deri te diva e muzikës Barbra Streisand.
Mirëpo kjo e fundit ka zgjedhur një version tjetër që t’i urojë ditëlindjen presidentit izraelit. Ajo ka arritur në Izrael para ditëlindjes së Perez, pasiqë do të mbajë një koncert në Tel Aviv gjatë javës.
Edhe pse Streisand është nderuar nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit, ajo ka dhënë disa kritika për ultra-ortodoksët në Izrael, për shkak të disa ndalesave që ata kanë bërë ndaj femrave.
“Për mua është e papranueshme që ato femra të detyrohen të ulen në pjesët e pasme të autobusit apo të mos kenë mundësi të këngojnë në publik. Për mua, këto gjëra janë të papranueshme”, ka thënë këngëtarja e cile kishte prindër hebre.
Streisand, e cila ka qenë në shkollën ortodokse hebrenje në Nju Jork kur ishte e vogël ka thënë se atje arabët dhe heberenjtë kanë qëndruar bashkë dhe kanë jetuar në paqe.
“Hebrenjtë dhe arabët janë ulur bashkë në bankat e shkollës, ata kanë dalur bashkë në kafe, kanë mësuar me profesorët e njëjtë. Shpresoj kjo do të ndodhë së shpejti sërish, është një provë që këta njerëz mund të jetojnë në paqe”, ka thënë ajo, raporton The Guardian.
Tuesday, 18 June 2013 17:38