Lajme Shqip Tuesday, 18 June 2013 15:57

Prishtinë -Sonte, ora 21:00 në të gjitha Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje do të organizohet një aksion protestues në  kundërshtim të Marrëveshjes Thaçi – Daçiç.

Aksioni i sotëm  ka qëllim shprehjen e kundërshtimit ndaj ratifikimit të Marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës si dhe mobilizimin për demonstratën që do të mbahet ditën kur në Kuvend do të shqyrtohet marrëveshja.

“Ftojmë të gjithë mbështetësit dhe qytetarët të na bashkohen sonte në aktivitetin tonë”, thuhet në kumtesën e VV-së.

Sheshet ku do të zhvillohet aktiviteti, sipas qyteteve:

Besianë:

Rr. “ZahirPajaziti”, në qendër afër Kuvendit Komunal

Burim:

Në qendër të qytetit

Dardanë:

Sheshi “Metush Krasniqi”

Deçan:

Sheshi “Mentor Tolaj”

Drenas:

Sheshi “Fehmi Lladrovci”

Ferizaj:

Sheshi përballë Kuvendit Komunal

Fushë Kosovë:

Përballë stacionit të trenit, tek amfiteatri i qytetit

Gjakovë:

Te busti “Nëna Terezë” në qendër

Gjilan:

Sheshi “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, përballë Hotel Kristal

Junik:

Në qendër të qytetit

Malishevë:

Sheshi “Dëshmorët”, përballë bustit të Adem Jasharit

Mitrovicë:

“Mehë Uka”

Lipjan:

Rr. “Lidhja e Prizrenit”, përballë zyrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan

Kaçanik:

Bulevardi “Ismail Raka”

Kastriot:

Sheshi “Aziz Zhilivoda”

Klinë:

Sheshi “Mujë Krasniqi”

Pejë:

Në qendër (korza)

Prishtinë:

Sheshi “Nëna Terezë”

Prizren:

Sheshi “Shadërvan”

Qendra e studentëve:

Te konviktet

Rahovec:

Te parku i qytetit

Skënderaj:

Sheshi “Adem Jashari”

Shtime:

Te Qendra Rinore

Sharr:

Përballë Kuvendit Komunal

Shtërpcë:

Pranë zyrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Therandë:

Sheshi “Fadil Vata”

Viti:

Sheshi “Njiazi Azemi”

Vushtrri:

Para shtëpisë së kulturës “Hasan Prishtina”