Stamboll – Kanë vazhduar edhe gjatë natës përleshjet mes policisë dhe protestuesve turq në sheshin Taksim të Stambollit. Policia ka përdorur në mënyrë të përsëritur gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumbat e gomës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.
Këta të fundit janë përgjigjur me kokteje molotovi dhe fishekzjarre.
Raportet flasin për numër të paqartë të protestuesve të plagosur.
Ajo është përshkruar si nata më e keqe e dhunës prejse kanë shpërthyer protestat antiqeveritare, më 31 maj.
Guvernatori i Stambollit, Huseyin Avni Mutlu, ka thënë se policia do të vazhdojë operacionet për të pastruar sheshin nga protestuesit.
Wednesday, 12 June 2013 10:41