Lajme Shqip Thursday, 06 June 2013 10:09

 

Publicisti Veton Surroi në emisionin Rubikon kritikoi Qeverinë e Kosovës për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Ai ka vlerësuar se ndërhyrja e Qeverisë në rastin e Grupit Drenica ishte e pashëmbëllt.

“Është gjykata dhe historia që do të vërtetojnë nëse lufta dhe individët e saj kanë qenë të pafajshëm”, ka thënë Surroi.

Ai ka shtuar se aktualisht politika kosovare është më e kriminalizuara në Evropë.

Surroi e ka quajtur fat të keq për Kosovën që në këto bisedime ka pasur një strukturë të dobët negociuese

“Ka kohë që kam paralajmëruar se me negociatat Kosovë-Serbi do të prodhohej diçka qe do të vazhdojë të negociohet në muajt, por edhe vitet e ardhshme”, ka shtuar ai.

Surroi ka shpalosur edhe detaje të romanit të tij të parë “Miliarderi” që flet për kohën e dhunës, të dashurive dhe të përcjelljes së kursit të markës dhe të frangut. Procesin e shkrimit për “Milarderin” që e kishte nisur më 2011 e ka përshkruar si azil nga përditshmëria sidomos ajo politike.