Anëtarët e Grupit Drenica po mbahen në arrest shtëpiak me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Vendimi i gjykatës u pasua pas kërkesës së prokurorit të rastit Mauricio Salustro.
Prokurori ka nisur hetime për krime lufte ndaj civilëve që dyshohen se janë kryer nga Sylejman Selimi ish-komandanti i shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sami Lushtaku ish-komandant i zonës operative të Drenicës si dhe nga Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Avni Zabeli, Hysni Thaçi e Sahit Jashari.
EULEX-i pati njoftuar se anëtarët e këtij grupi dyshohen se kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (Komuna e Skënderajt).
Saturday, 25 May 2013 13:01