Pesë të arrestuarit pjesë e grupit “Drenica”, janë ndalë në mbajtje për 24 orë nga Misioni Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Hysni Thaçi u ndaluan nga EULEX-i nën dyshimin për kryerje të krimeve të luftës.
“Pesë individët janë duke u hetuar për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (komuna e Skënderajt)”, theksohet në kumtesën e EULEX-it.
Pjesë e hetimeve të gjëra te EULEX-it raportohet se është edhe Sylejman Selimi ambasador i Kosovës në Tiranë i cili pritet të paraqitet para prokurorit të EULEX-it.
Thursday, 23 May 2013 21:57