Lajme Shqip Thursday, 09 May 2013 09:54

Prishtinë – Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi, i quan joparimore kërkesat për ndryshimin e përbërjes së këtij institucioni.

 “Kërkesat për ndryshim të përbërjes së KQZ-së janë joparimore dhe nuk i kontribuojnë as mbarëvajtjes së zgjedhjeve as funksionimit të këtij institucioni. Subjektet politike duhet të kuptojnë se ne jemi një institucion teknik, që organizon zgjedhjet dhe kemi rol më shumë të institucionit përgjegjës për ofrimin e shanseve të barabarta, ndërsa votuesit janë ata që përcaktojnë fuqinë politike të një subjekti politik”, ka thënë Gjoshi në për “Epokën e re”. 

Ai i ka akuzuar partitë politike opozitare për politizim të reformës zgjedhore.