Lajme Shqip Thursday, 09 May 2013 09:26

Beograd – Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka thënë se pas ndërprerjes së bisedimeve në mes të ekipeve të Beogradit dhe Prishtinës gjithçka do të shkojë më vështirë.

Ai ka thënë për mediat serbe se në Bruksel nuk u jetësua plani i palës shqiptare që të harrohet tërësisht marrëveshja për normalizim.

Nikoliq ka thënë se Serbia duhet ta zbatojë sa më parë planin dhe iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që ta pranojnë atë. 

Një ditë më parë në Bruksel ekipet për zbatim përfunduan dy ditë negociatash pa rezultate. Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për dështimin.