Lajme Shqip Thursday, 09 May 2013 09:25

Romë – Ish kryeministri Italian Silvio Berlusconi, është dënuar me katër vjet burg nga Gjykata e Apelit në Milano. Dënimi i është dhënë për mashtrim fiskal mbi të drejtat televizive  të Mediaset.

Rasi që përfshinë kompaninë televizive të Berlusconit, mund ta lë atë jashtë jetës publike për pesë vite, raporton Euronews. 

“Është një vendim i padrejtë. Ne ishim të përgatitur se Apeli do ta merrte një vendim të tillë. Por ne tani do ta dërgojmë rastin në Gjykatën Supreme”, citohet të ketë thënë avokati i Berlusconit, Niccolo Ghedini.

Ndërkohë ish kryeministri italian i ka mohuar vazhdimisht këto akuza që janë bërë ndaj tij.