Lajme Shqip Wednesday, 08 May 2013 15:18

Prishtinë – Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka marrë vendim që të mbajë një protestë të punëtorëve më 29 maj, në orën 11:55. 

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së mbajtur nga Këshilli Drejtues i BSPK-së, ku sipas njoftimit të këtij institucioni, protesta mbahet 5 minuta para orës 12 për t’u përdorur si moto e protestës se “koha është në perfundim e sipër dhe se punëtoret më nuk presin”.

BSPK thuhet se do të paraqitet me 5 kërkesa, të cilat nuk do të publikohen tash, ndërsa degët sindikale të BSPK thuhet se do të shtojnë edhe disa kërkesa tjera.