Lajme Shqip Wednesday, 08 May 2013 09:30

Washington – Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se Korea e Veriut nuk mund të bëjë më shumë provokime. Këto komente Obama i ka bërë gjatë një takimi me presidenten e Koresë së Jugut, Park Geun-hye.

Obama citohet të ketë thënë se Koreja e Veriut “është më e izoluar se asnjëherë më parë”, raporton BBC.

Të dy liderët janë pajtuar që të forcojnë bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut në fushën e sigurisë. Kjo është vizita e parë e Park në SHBA, që kur ka marrë detyrën në muajin shkurt.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Koreja e Veriut i ka tërhequr prapa raketat balistike me rreze të mesme veprimi, që i kishte vendosur më parë.