Romë – Raportet nga Italia thonë se një anije transportuese është përplasur në portin Gjenova.
Anije ishte ndeshur me kullën e kontrollit dhe me këtë rast kanë humbur jetën së paku tre vetë, ndërsa gjashtë të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Katër persona nga kjo anije tashmë janë në spital, transmeton rel.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të përcaktojnë se a ka ende njerëz në shtyllën e lartë të anijes me konstruksion metalik, që nga goditja ka mbetur nën këndin 45 shkallë.
Në momentin kur doli nga porti, për shkaqe tash për tash të panjohura, anija kishte manovruar keq dhe me shpejtësi të plotë ishte përplasur për kullën e kontrollit.
Wednesday, 08 May 2013 09:21