Washington, Pentagoni thotë se Kina po spiunon në programin e saj të modernizimit të ushtrisë nëpërmjet internetit.
Kjo është hera e parë që Pentagoni ka bërë akuza të drejtëpërdrejta ndaj Pekinit, duke e akuzuar atë për hyrje në sistemin kibernetik të shtetit amerikan, raporton Euronews.
Zëvendës asistetnti i sekretarit amerikan të mbrojtjes David Helvey ka thënë:
“Ushtria kineze po vazhdon të eksplorojë rolin e operacioneve ushtarake nëpërmjet sulmeve kibernetike. Që prej vitit 2012, një numër kompjuterësh, përfshirë edhe ata të shtetit të SHBA-së kanë qenë targete të sulmeve, që disa prej tyre janë drejtëpërdrejtë të lidhura me qeverinë kineze dhe organizatat ushtarake”.
Ndërkohë Kina i ka hedhur poshtë këto akuza, duke i quajtur “të pabaza”.
|
|
Tuesday, 07 May 2013 15:10