Tel Aviv – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli ka ndalur ndërtimin e vendbanimeve hebrenje “për të ndihmuar procesin e paqes që SHBA-të po mundohen ta vendosin mes Izraelit dhe Palestinës”.
Kjo deklaratë e kryeministrit izraelit, është cituar nga mediat izraelite mirëpo zyrtarë të këtij vendi nuk kanë dhënë ende ndonjë qëndrim zyrtar për të që është shkruar në media.
Gazetat izraelite dhe Radioja e Ushtrisë Izraelite, citojnë Netanyahun të ketë thënë se ai ka urdhëruar “ngrirje të përkohshme” të tenderëve për vendbanimet e reja në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, por gjithashtu ka premtuar se “ngrirja” do të mbetet vetëm deri mesi i qershorit.
Vizita e Netanyahut po ndodhë paralel me atë të kryeministrit palestinez Mahmoud Abbas i cili ka takuar presidentin Xi Jinping një ditë më pare, raporton Euronews.
Thuhet se Abbas ka kërkuar nga Pekini që të përdorë ndikimin e tij ndaj Izraelit që ky i fundit të heqë bllokadën ekonomike ndaj Palestinës.
|
|
Tuesday, 07 May 2013 14:13