Lajme Shqip Monday, 06 May 2013 19:34

Bruksell – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka shfaqur shpresën se Marrëveshja e Brukselit, midis Prishtinës dhe Beogradit, do të nisë të zbatohet sa më parë që të jetë e mundur.“Angazhimi i NATO-s për të përkrahur zbatimin e marrëveshjes mbetet kyç për suksesin. Shpresoj se ajo shpejt do të përkthehet në përmirësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Kjo marrëveshje paraqet një hap të madh përpara, për paqen dhe sigurinë në rajon, dhe duhet t’i japë një vrull të ri vizionit tonë të përbashkët – integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Rasmussen para gazetarëve në Bruksel, transmeton REL.

Ai po ashtu ka lavdëruar udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë për vendosmërinë e tyre për të gjetur zgjidhje.

Prishtina dhe Beogradi pritet të vazhdojnë të martën në Bruksel bisedimet në lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes Thaçi-Daçiq, të arritur më 19 prill.