Lajme Shqip Monday, 06 May 2013 08:48

Korçë, 5 maj – Një 45-vjeçar e ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Rov të Korçës. 
Burime nga policia qyteti juglindor shqiptar bëjnë me dije se viktima, Qani Usha, po kthehej në banesë pas punës në arë, kur papritur është goditur nga një rrufe që i ka marrë jetën, transmeton BW.  
Policia dyshon se rrufeja është shkarkuar në një vegël bujqësore që 45-vjeçari e mbante në dorë, dhe kjo ka qenë fatale për bujkun.