Prishtinë – Lëvizja FOL ka publikuar raportin esaj të rregullt “Monitoruesi i Prokurimit” për periudhën janar-mars 2013. Nëkëtë raport pasqyrohen shkeljet dhe parregullsitë ligjore të ministrive,ndërmarrjeve publike (KEK dhe PTK) dhe komunave gjatë zhvillimit të proceduravetë prokurimit publik.
Kenan Tora nga Lëvizja FOL tha se“Ministritë, Ndërmarrjet Publike (KEK dhe PTK) dheKomunat e Republikës së Kosovës edhe në periudhën e parë tre mujore të këtijviti kanë vazhduar trendin e shkeljeve dhe parregullsive ligjore në fushën eprokurimit publik. Në këtë periudhë tre mujore, institucionet elartë-përmendura kanë bërë shkelje ligjore në gjithsej 20 tenderë të ndryshëm.Nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit prej këtyre 20 tenderëve 17 janëkthyer në ri-vlerësim, kurse 3 sosh janë kthyer në ri-tenderim”.
Sipas të gjeturave tëkëtij raporti, ministritë kanë shkelur dispozitat ligjore të prokurimit publiknë 3 tenderë të ndryshëm, duke vazhduar me KEK dhe PTK ku kanë bërë shkeljeligjore në 11 tenderë të ndryshëm, si dhe komunat të cilat kanë bërë shkeljeligjore në gjithsej 6 tenderë.
Duke pas parasysh nivelin e lartëtë keqpërdorimeve dhe aferave korruptive, si dhe nivelin e ultë tëtransparencës së proceduarve të prokurimit publik, Kenan Tora më tej ka pohuarse “Lëvizja FOL ka rekomanduar fillimin e ndryshimeve në Ligjin e ProkurimitPublik, me qëllim që të përgatitet baza e mirëfilltë ligjore përfunksionalizmin e prokurimit elektronik”.
Kjo, sipas përfaqësuesit të kësajLëvizje, “do të kishte efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e transparencës dhellogaridhënies, si dhe në zvogëlimin e mundësisë për keqpërdorime dhe shkeljeligjore në këtë fushë.
Saturday, 04 May 2013 14:08