Lajme Shqip Saturday, 04 May 2013 10:18

Beograd – Oficeri për ndërlidhje me Prishtinën nga Beogradi Dejan Paviçeviq ka deklaruar se pret që pas Pashkëve të definohet çdo gjë e rëndësishme që ka të bëjë me funksionimin e oficerëve ndërlidhës Beograd – Prishtinë si dhe këmbimin e shpejtë të tyre. “Në fund të javës, më saktë pas përfundimit të festave, pritet edhe një raund bisedimesh teknike lidhur me aranzhmanin dhe mendoj se ato bisedime do të definohet çdo gjë e rëndësishme për funksionimin e zyrave për ndërlidhje”, ka thënë Paviçeviq, transmeton Koha. 

Ai ka shtuar se bëhet fjalë për çështje teknike të imëta mbetur të pa harmonizuara dhe se pas kësaj mund të prite shumë shpejt këmbimi i oficerëve ndërlidhës.

Të theksoj edhe një herë, oficerët ndërlidhës nuk do të kenë kurrfarë statusi diplomati dhe funksioni i tyre primar do të jetë përcjellja e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani- dhe ajo që është më e rëndësishmja –zbatimi Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Paviçeviq.