Lajme Shqip Friday, 03 May 2013 18:43

Prishtinë – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor ka marrë vendim që të ndërpriten të gjitha aktivitetet ndërtimore në zonën e Prevallës deri në afat të pacaktuar.

“ Këtë vendim, ministri i MMPH-së, Dardan Gashi e ka marrë pas degradimit të mjedisit, gjegjësisht tejkalimit të kushteve dhe kritereve për ndërtim dhe mosrespektimin e udhëzuesit të MMPH-së që ju ka dërguar Komunës së Prizrenit për mënyrën e zbatimit të planit urban për këtë zone” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

MMPH do t”i shqyrtojë të gjitha lejet e ndërtimit të lëshuara në këtë zonë nga Komuna e Prizrenit, nëse janë konform gjendjes faktike në terren dhe ligjeve në fuqi.