Lajme Shqip Friday, 03 May 2013 16:28

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur ish-kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko, njofton përmes një komunikate për medie Kryeministria.Thaçi rikujtoi miqësinë me Majkon që nga vitet 1998-99, në kohën e luftës dhe kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë.Me Majkon, tha ai, diskutuam zhvillimet e fundit edhe në Kosovë, edhe në rajon, për mundësinë e avancimit të bashkëpunimit në mes të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, në një relacion të integrimeve kombëtare, por edhe të standardeve dhe vlerave evropiane.“Ish-kryeministrin Majkon e informova edhe për marrëveshjen e arritur në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe popujve, si një marrëveshje nga e cila Kosova fiton, por gjithashtu reflekton për të mirë edhe për Serbinë edhe për të gjithë evropianizimin e rajonit tonë, një marrëveshje, që ka pasur mbështetjen e plotë edhe të shtetit shqiptar, të Qeverisë dhe gjithë politikës shqiptare”, tha kryeministri Thaçi.“Sot pata emocionin e veçantë t’i ripërsërisë mikut tim, edhe kryeministrit të shtetit të Kosovës, që të më japi nderin dhe kënaqësinë që shpejt do të bëjë procedurat për të marrë shtetësinë e shtetit të Kosovës, ka thënë veç tjerash Majko.