Lajme Shqip Friday, 03 May 2013 15:32

Ajo është një modele e famshme dhe një këngëtare e mirë por mbi të gjitha, për një kohë ishte edhe zonja e parë e Francës. Carla Bruni ka thënë për “Vanity Fair” se për të ka qenë shumë e vështirë të angazhohej për krijimin e familjes në një moshë të shtyrë.

45 vjeçarja Bruni, bashkëshortja e ish presidentit francez Nicolas Sarkozy, ka thënë se asaj i është dashur kohë të mësohet me idenë se duhej të lindëte fëmijë në moshën 43 vjeçare.

“Të kesh fëmijë kur je kaq e vjetër nuk është edhe aq e lehtë”, ka thënë Bruni.