Tekstet e muzikës rep, kanë fuqinë të ndikojnë në publik më shumë se cilido zhanër tjetër i muzikës. Artistët e repit, ndonjëherë nuk e mendojnë se edhe vet ata e kanë po të njëjtën fuqi, që me paraqitjet dhe veprimet e tyre nganjëherë ndikojnë tek fansat e tyre, shkruan magazina e hip-hopit, XXL.
Mirëpo cilët janë reperët që kanë kërkuar falje për shkak të veprimeve të tyre.
Së fundmi e kemi shembullin e Lil Wayne, i cili ka kërkuar falje për versionin e tij jozyrtar të “Karate Chop (Remix), duke thënë se ka përdorur shprehje vullgare përballë disa emrave të të drejtave civile.
Ja edhe disa nga reperët që kanë kërkuar falje për veprimet e tyre.
Incidenti P.Diddy-Steve Stoute
Reperi P.Diddy kishte “mbuluar” magazint me lajme, kur ia kishte thyer nofullën menaxherit të reperit Nas, Steve Stoute. Diddy, i cili gëzon popullaritet të madh, nuk ishte pajtuar me disa skena që Stoute kishte propozuar që të përdoreshin për hitin e madh të Diddyt dhe Nas, “Hate me now”.
Kjo kishte qenë arsyeja që Diddy dhe Stoute, u përleshën me njëri tjetrin. Incidenti kishte ndodhur në maj të vitit 1999.
Diddy kishte kërkuar falje duke thënë: “ Kam bërë një gabim të madh dhe unë do të marr pasojat për të. E pranoj se kam qenë gabim dhe do të përkujdesem që kjo të mos ndodhë më asnjëherë në jetën time”.
Jay-Z kërkoi falje në vitin 2001 për…
Në një këngë që reperi Jay-Z e kishte publikuar në dhjetor të vitit 2001, ai kishte përdorur fjalët më të rënda të mundshme në adresë të reperit Nas. Jay-Z, kishte fyer të gjitha ish të dashurat e Nas.
Ai kishte kërkuar falje duke thënë: “Kërkoj falje. Kam menduar se..nuk më ka shkuar mendja për ndjenjat e një femre e aq më pak për ish të dashurat e Nas. Në atë kohë, jam ndjerë sikur unë mund t’ua kthej njerëzve me të njëjtën monedhë”.
50 Cent u kërkoi falje homoseksualëve
“Nuk i dua homoseksualët rreth vetes sepse nuk ndjehem mirë për atë që ata janë. Nuk po paragjykoj por nuk e dua dikë homoseksual pranë meje. Kjo ka të bëjë vetëm me djemtë, sepse femrat që i duan femrat..kjo është ok”. Kjo ishte deklarata e reperit 50 Cent dhënë për magazinën “Playboy” në vitin 2004, për të cilën kërkoi falje duke thënë:
“Nëse presidenti Barack Obama mbështetë martesat e gjinive të njëjta, kush jam unë të mos e bëjë këtë”.
Gabimisht i bëri “diss” reperit T.I.
Reperi Gucci kishte bërë një gabim në vitin 2007. Ai kishte publikuar një këngë në të cilën e fyente reperin T.I., duke menduar se ky i fundit e ka bërë të njëjtën gjë me të.
Mirëpo kjo në fakt nuk kishte ndodhur. Gucci kishte kërkuar falje duke thënë: “Kërkoj falje dhe i uroj suksese atij në këngët e tij të reja”.
Falje për gabimet e tyre dhe tekstet e këngëve që janë konsideruar se kanë lënduar dikë, kanë kërkuar edhe reperët si Meek Mill, Soluja Boy, etj.
Friday, 03 May 2013 09:36