Lajme Shqip Thursday, 02 May 2013 16:01

Këngëtarja e mirënjohur, Mirsa Kërçeli, tani i ka dhënë fund beqarisë së saj dhe ka disa ditë që ajo lidhi kurorën me Granitin, djaloshin me të cilin është në lidhje tani e disa vjet. Mirsa ndjehet e lumtur që në krahë ka djaloshin e ëndrrave të saj.

“Tashmë ‘thura’ kurorën me djaloshin e zemrës sime, ky fakt më gëzon mjaft shumë dhe uroj që kjo dashuri e jona të zgjasë përgjithmonë”, ka thënë ajo për “Zërin”. Mirsa tani pas kurorëzimit, do të vijë me mjaft befasi për adhuruesit e saj të këngës. Ajo na bën të ditur se është në përgatitje të projekteve të reja muzikore.

“Jam duke përgatitur projekte të shumta, të cilat do t’i plasojë sapo të vjen momenti i duhur. Deri atëherë le të mbesin befasi”, tha Mirsa Kërçeli.