Ata janë bashkë që prej pesë vitesh mirëpo duket se lidhja e Naomi Campbell dhe Vladimir Doronin së fundmi nuk po funksionon si duhet.
Një burim ka thënë për gazetën New York Post se ata madje tashmë janë ndarë.
“Naomi dhe Vlad janë ndarë dhe ky i fundit ka kohë që nëpër shumë ahengje paraqitet i vetëm”, ka thënë burimi duke shtuar se ata kanë shumë mosmarrëveshje njëri me tjetrin.
Burimi ka thënë më tej se Naomi dhe Vladimir më shumë rrinë të ndarë se sa të bashkuar, madje ata nuk kanë shumë kohë për njëri tjetrin dhe kjo duket ta ketë zbehur lidhjen e tyre, e cila jozyrtarisht, raportohet tashmë të ketë përfunduar.
Thursday, 02 May 2013 09:55