Lajme Shqip Thursday, 02 May 2013 09:54

Presidenti amerikan, Barack Obama asnjëherë nuk e ka fshehur pasionin që e ka për muzikën hip-hop, mirëpo kjo u vërtetua në Darkën me Korrespodentë të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, kur derisa ai po hynte në sallë, në sfond shkonte kënga e DJ Khaled “All I Do Is Win”.

Për Khaled, ky gjest i presidentit amerikan është një “moment historik”.

“Obama, të kam parë dhe vërtetë e çmoj atë që ke bërë. Kjo këngë të cilën duket se presidenti e pëlqen është një himn, një himn i të gjitha kohërave për gjithë ata që janë fitimtare. Obama është fitimtar, ju jeni fitimtarë, unë jam fitimtar”, ka thënë DJ Khaled për MTV.

Khaled njihet për bashkëpunimet e tij me emra si Ludacris, Snoop, Rick Ross, etj.