Lajme Shqip Thursday, 02 May 2013 09:48

Britney Spears do të duhet të flasë me zemrën e saj, nëse do që albumi i saj i radhës të jetë po aq i suksesshëm, në mos më shumë, se albumet tjera.

Kjo është një këshillë që jep Will.i.am, i cili po punon me Britneyn për albumin e saj të ri.

“Kur unë e nisi punën time me Britneyn, them: ok, ne do të drekojmë bashkë katër herë në muaj sepse ne duhet të flasim shumë. Ne duhet të flasim se çka i pëlqen asaj, çka e bënë të ndjehet mirë dhe çka e lëndon. Të gjitha këto merren parasyshë kur dikush punon me mua. Ne nuk duam të bëjmë një album apo disa këngë të cilat do të jenë vetëm sa për të vallëzuar me to. Është koha ta shohim Britneyn me disa gjëra që vijnë nga zemra e saj, apo jo?”, ka thënë ai.