Mysafiri i dasmës së këngëtarit Justin Timberlake, Jimmy Fallon, e ka lavdëruar shokun e tij, duke thënë se është një nga mysafirët “më të dashur që ka pasur në emisionin e tij”.
Fallon madje ka lënë të kuptohet edhe se ndoshta ai do të jetë bashkë me këngëtarin gjatë turneut të tij.
“Ju nuk mund ta ftoni një comedian në martesën tuaj dhe të prisni që ai nuk do të flet diçka qesharake. Megjithëkëtë, mendoj se Justin Timberlake është një person shumë i dashur, i aftë dhe i gatshëm të ju bëjë të qeshni në çdo moment. Unë i uroj atij të gjitha të mirat me gruan e tij, Jessica Biel”, ka thënë komediani për MTV.
Friday, 26 April 2013 12:41