Beograd – Kryetari i Serbisë thotë se pa Serbinë s’ka pavarësi të Kosovës. Ai shton se mosnjohja e pavarësisë është atu që Prishtina në dialog të pranojë atë që është e arsyeshme e normale. 
Nikoliq thotë se ekzistojnë kufij që Serbia nuk do të kalojë e ata janë mos shtrirja e plotë e institucioneve të Prishtinës në gjithë territorin e Kosovës.
Kryetari serb në intervistën për Happy TV se “ashtu siç ekzistojnë shtete që nuk do ta njohin kurrë pavarësinë (e Kosovës) ekzistojnë edhe ato që e kanë njohur atë dhe kanë të drejta të njëjta të vetos dhe këtu është bllokadë e totale”.
Nikolqi ka thënë se supozohet se nga Brukseli ka një “presion të qetë” kundër ekipit negociues serbe, por ekziston kufiri deri ku mund të durohet ai presion…” (LajmeShqip.com)
Wednesday, 17 April 2013 11:10