Ka pak kohë që është larguar nga aktivitetet artistike dhe në fakt ka një arsye të fortë. Mësohet se këngëtarja e mirënjohur Rezarta Shkurta është rreth tre muaj shtatzënë dhe ka shtyrë për më vonë të gjitha angazhimet tjera, për t’iu përkushtuar një ngjarjeje unike në jetën e një femre, siç është sjellja në jetë e një fëmije, njoftojnë mediet shqiptare.
E martuar prej shtatë vitesh me Ermal Hoxhën, këngëtarja 26-vjeçare ka bërë kuriozë shumë njerëz, për faktin pse në jetën e tyre nuk po hynte një fëmijë, meqenëse martesa e tyre mund të konsiderohet relativisht e gjatë. Bëhet e ditur se këngëtarja Rezarta Shkurta këto kohë po rri në Durrës pranë familjes së saj, ku krahas përkujdesjes së bashkëshortit, ka edhe atë të familjarëve të tjerë të saj.
Monday, 15 April 2013 14:49