Ata kanë qenë një nga çiftet më stabile në historinë e muzikës edhe pas tri dekadash martesë. Mirëpo raportohet se së fundmi, gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë për Sharon dhe Ozzy Osbourne.
Sipas burimeve në të cilat thirret “The Sun”, Sharon dhe Ozzy ka kohë që po jetojnë të ndarë nga njëri tjetri.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë problem mes tyre mirëpo sipas burimit, ata ka kohë që nuk kanë jetuar së bashku.
“Ata nuk po sjellen më si grua dhe burrë me një ri tjetrin. Ata nuk jetojnë së bashku qe një kohë të gjatë . Është e pazakonshme që ata të mos shihen në darkë qe një kohë së bashku, kur ata vazhdimisht e kanë bërë një gjë të tillë ”, ka thënë burimi.
Sunday, 14 April 2013 11:56