Ylli i “Shine Ya Light” Rita Ora, është gati për të shkuar në studio dhe të fillojë me inçizimin e albumit të ri.
Rita Ora ka thënë se ajo ka besuar se gjithmonë do të ishte këngëtare, derisa ka konfirmuar se tashmë veç ka filluar punën për albumin e ri, shkruan Capital FM.
Këngëtarja e “R.IP” ndodhet në New York këtë javë dhe nuk ka përtuar që t’ua kumtojë fansave të saj, se po përgatitë diçka të mirë, pas suksesit me albumin e saj “ORA”.
“Vetbesimi është gjëja që ju nevojitet më së shumti në jetë, veçanërisht në një botë ku betejat për sukses janë të mëdha”, ka thënë ajo për Televizionin “SB”.
Tuesday, 09 April 2013 14:06