Lajme Shqip Thursday, 28 March 2013 15:28

Mitrovicë – ( E plotësuar) Misioni i EULEX-it ka vendosur të shtyjë shpalljen e aktgjykimit ndaj gjashtë serbëve, ndër njëri me emër e mbiemër shqiptar, të dyshuar për vepra penale gjatë trazirave të marsit të vitit 2008 në Mitrovicë gjatë pushtimit të Gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës.

Zëdhënësja e EULEX-it Irina Gudeleviç e ka bërë këtë njoftim për mediet serbe.
Sot rreth orës shtatë të mëngjesit një grup serbësh patën bllokuar ndërtesën Gjykatës themelore kanë penguar gjyqtarët e EULEX-it të hyjnë në gjykatë.

Serbët me eskavatorë e kamionë kanë bllokuar Gjyqin në Mitrovicë

Mitrovicë, 28 mars – 08:32 – Serbë të Kosovës kanë bllokuar sot  Gjykatën në pjesën veriore të Mitrovicës në të cilën duhet të shpallet aktgjykimi për gjashtë serbët të akuzuar për trazira të marsit në vitin 2008, njoftojnë medie të Beogradi

Aktgjykimi është dashur të shpallet në orën 11.

Forca të mëdha të ELEX-it të cilët kanë arritur në Gjyqin Themelor para orës shtatë, nuk kanë mundur të hynë brenda sepse serbët e kishin bërë të pamundur këtë. Pas një qëndrimi të shkurtër, ata u larguan nga oborri i Gjyqit

Në qytet janë dëgjuar sirenat për alarm, një si, siç thonë mediet serbe, ftesë e veçantë për qytetarët e të dy dyert e Gjyqit janë bllokuar me mekanizëm të rëndë, me eskavatorë dhe me shumë kamionë që janë trup e tërthorë rrugës

Qytetarët janë ende të tubuar e me ta është edhe i ashtuquajturi shef i qarku Radenko Nedeljkoviq.

Prokuroi ndërkombëtar Nita Amin ka kërkuar nga Këshillit Gjyqësor treanëtarësh që e udhëheq gjermani Katja Dominik të shpallë sot aktgjykimin.

Gjashtë të akuzuar nga Mitrovica : Marjan Ilinqiq, Zoran Çaviq, Dragan Milojeviq, Miodrag Raliq, Avni Krasniqi dhe Nebojsha Joviqi, akuzohen me 20 vepra penale gjatë trazirave të marsit në vitin 2008 (KN/LajmeShqip.com)