Lajme Shqip Thursday, 28 March 2013 12:14

Raportohet se çifi i ndarë tre muaj më parë, Selena Gomez dhe Justin Bieber, janë takuar së fundmi dhe kanë kaluar një orë së bashku.

Burimet kanë thënë për Daily Mail se Justin ka vizituar Selenën në shtëpinë e saj dhe kanë biseduar për rreth një orë. Një fotografi e publikuar në këtë medium, shihet se Justin ka qenë me gjithë “ekipin” e tij në shtëpinë e Selenës.

Selena kishte deklaruar më parë se “e ka bërë të qajë” Justinin dhe ka pranuar se i pëlqen që nuk është me askë në një lidhje.