ZAGREB– Komisioni Evropian konfirmoi sot se Kroacia ishte e gatshme të bëhej shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian më 1 korrik duke nënvizuar se duheshin bëre ende përpjekje për përmirësimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Komisioni theksoi se Kroacia ka kryer më së miri 10 veprimtaritë prioritare që ishin identifikuar në raportin e mëparshëm në muajin tetor”, theksoi ekzekutivi evropian në kuadër të publikimit të një raporti tjetër, i përqendruar veçanërisht në politikën e konkurueshmërsë dhe gjendjen e drejtësisë në këtë vend të Ballkanit.
Kroacia ka treguar vullnetin dhe kapacitetin për të përmbushur të gjitha angazhimet gjatë një kohe të nevojshme para anëtarësimit në BE.
Komisioni Evropian arriti në përfundimin se Kroacia do të jetë e gatshme t’i bashkohet Bashkimit Evropian më 1 korrik 2013. Në Zagreb, komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, i paraqiti raportin qeverisë kroate.
Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç konfirmoi se qeveria e tij ishte e vendosur për objektivin përsa i përket hyrjes së vendit në hapësirën Schengen, në fund të vitit 2015.(LajmeShqip.com)
Tuesday, 26 March 2013 19:27