Lajme Shqip Tuesday, 26 March 2013 11:02

Angelina Jolie do të jetë larg tapetit të kuq për disa javë.

Ajo është angazhuar në një mission tjetër si e dërguar special e Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Ruandë.

Aktorja ka udhëtuar në këto vende, me sekretarin e jashtëm britanik, William Hague, për të takuar atje gra të cilat kanë qenë viktima të përdhunimeve.

Sipas një komunikate për media që është lëshuar nga zyra e sekretarit Hague, aid he Jolie kanë aranzhuar këtë udhëtim për të takuar më shumë se 2 mijë gra në këto dy vende.

Mediat rozë, kanë shkruar rreth këtij udhëtimi më tepër për faktin se aktores i mungonte në gishtin e fejesës, unaza që ia ka blerë Brad Pitt.