DJ Blunt ka rrëfyer për gazetën “Panorama” mbi projektet e tij të reja, bashkëpunimet me këngëtarë të njohur, si dhe për jetën e tij private dhe ndarjen nga stilistja e njohur kosovare, Yllka Brada.
“Si të gjithë njerëzit, ndarjet nuk janë të këndshme. Edhe pse në rastin tim ndoshta fakti që vendimi është marrë nga të dyja palët pas shumë përpjekjeve për të shpëtuar lidhjen, e bën shumë më të lehtë. Kur nuk shkon, nuk shkon…Nuk besoj që xhelozitë janë arsye kryesore për ndarje, ato janë efekte anësore të nxitura nga diçka. Unë mendoj që karakteret, mentalitetet dhe prioritetet e ndryshme i shtyjnë njerëzit larg njëri-tjetrit deri në ndarje”, ka thënë Blunt.
Me një qetësi të plotë, Dj Blunt po e shijon jetën si beqar, ndërsa për momentin nuk mendon të lidhet me ndonjë femër, pasi do t’i përkushtohet punës.
“Të marr pak frymë, kam ndërmend t’i përkushtohem punës dhe të shijoj sa më shumë sezonin veror bashkë me miqtë e mi. Të ardhmen e di vetëm Zoti lart”, thotë ai.
DJ Blunt ka rrëfyer edhe planet e tij muzikore për të ardhmen.
“Po, është e vërtetë që bashkë me Real1 po punojmë me albumin tonë të shtatë, të cilin do ta hedhim në treg muajin e ardhshëm, me promovime në Prishtinë dhe në Tiranë”, ka thënë ai.
Saturday, 23 March 2013 17:35