Lajme Shqip Friday, 22 March 2013 10:24

Samir Nasri mund të mos ketë pasur kohë të mirë në futboll së fundmi por duket se në jetën private çdo gjë është në rregull për të.

Mesfushori i Manchesterit Cityt, është parë me të dashurën e tij të re, modelen e Victoria’s Secret, Anara Atanes dhe çifti duken shumë të lumtur në bazë të fotografive.

Ata kanë filluar të dalin së bashku në fillim të këtij viti, shkruan The Sun.

Modelja ka shkruar në rrjetin social Twitter “se ka menduar që në dhomën e Nasrit do të gjente rrobat e gjithë botës”.