Lajme Shqip Sunday, 17 March 2013 09:18

Grupi Green Day nuk flasin për të kaluarën shumë, mirëpo ata janë rikthyer pikërisht si në të kaluarën.

Vokalisti i grupit, Joe Armstrong, ka performuar të premtën në Festivalin e Muzikës “South by Southwest”, duke shënuar kështu edhe rikthimin në skenë pas një rehabilitimi, për shkak se ishte raportuar se Joe ka abuzuar me substanca narkotike, shkruan Huffington Post.

Armstrong asnjëherë nuk ka folur në media për problemet e tij me drogën përderisa të premtën pa ndërprerë ka kënduar rreth 25 këngë.

“Nuk kemi kohë për kafe. Është koha të punojmë shumë”, ka thënë Joe, duke paralajmëruar kështu edhe rikthimin e Green Day.