Lajme Shqip Friday, 15 March 2013 10:17

Lindsay Lohan po gënjen prokurorët lidhur me aktakuzën që është ngirtur ndaj saj për një aksident me veturën e saj.

Kohë më parë Lohan ka deklaruar se ajo nuk ka qenë duke vozitur Porschenë e saj, mirëpo sipas prokurorëve ajo ka gënjyer dhe duket se gënjeshtrat e së kaluarës do ti kushtojnë shumë asaj, shkruan TMZ.

Lindsay u kishte thënë prokurorëve se ajo kishte qenë vetëm pasagjerë në veturë, mirëpo faktet duket se e tregojnë të kundërtën.

Telashet e Lindsayt nuk mbarojnë këtu. Raportohet se ajo do ti hakmerret këngëtarit Justin Bieber lidhur me një postim të këtij të fundit në Instagram.

“Të gjithë ata që më krahasojnë me Lohan, le të shikojnë pak kah faturat e papaguara të saj”, ka shkruar Bieber.

E Lindsay e ka quajtur atë “naiv” dhe ka thënë se “do të paguajë për deklaratat që ka bërë ndaj saj.