Lajme Shqip Friday, 15 March 2013 08:57

Kanye West po bënë përpjekje që me çdo kusht e dashura e tij, Kim Kardashian të jetë në kopertinën e “Vogue”.

Një burim i Star Magazine ka treguar se si reperi po takohet me kryeredaktorën e “Vogue”, Anna Wintour për të diskutuar lidhur me këtë çështje,

Mirëpo siç raporton edhe Radar Online, kryeredaktorja e “Vogue” urrenë Kimin dhe ajo ka thënë se më parë do ofronte në kopertinë një palë çorape dhe sandale se sa Kim Kardashianin.

Mirëpo raportohet se qëndrimin e saj, po mundohet ta “zbutë” pikërisht Kanye, pasiqë ai dëshiron ta shohë të dashurën e tij në “Vogue”.