Lufta për Cara Delevingne po shkon më tutje. Raportohet se reperja Azealia Banks po xhelozon për shkak të afërsisë së Rita Orës me Caran, shkruan The Sun.
Ajo i është drejtuar Ritës me fjalë mjaft të rënda.
“Një **** e ndytë dhe kopja e Rihannës”, ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter duke iu referuar Ritës. Por ajo nuk ka mbetur me kaq. Ka shkruar shumë pastime në Twitter ku i ka thënë Ritës fjalë të shumëta. “Dhe në fund të fundit nuk e di kush mendon se je”, ka shkruar ajo e nervozuar e që sipas mediave, kjo duket se ka të bëjë pikërisht me xhelozi pasiqë ajo ka qenë shoqe shumë e ngushtë me Caran.
Por thuhet se që prej se Rita është shfaqur Cara është larguar nga Azealia, e cila po ashtu ishte një shoqe e mirë e Ritës.
Tuesday, 12 March 2013 10:48