Lajme Shqip Monday, 11 March 2013 15:47

Justin Bieber ka anuluar koncertin në Portugali. Jo pse ai është i sëmurë, ashtu si Rihanna, por sepse shitja e biletave për këtë koncert nuk ka qenë e kënaqshme.

Burimet kanë thënë për TMZ se ekipi i Justin e ka konfirmuar këtë.

Thuhet se shitja e biletave ka qenë pak më shumë se 60 për qind, por kjo shifër nuk është e kënaqshme për një nivel siç është Justin Bieber.

Ekipi i këngëtarit, shitjen e biletave në Portugali, nuk e ka quajtur as të keqe, as të mirë, as mesatare, as të vogël. “Ishte shitje e butë”, shkruan TMZ.