Lajme Shqip Monday, 11 March 2013 10:29

Serbët e veriut kanë ndaluar mëngjesin e së hënës në Rudare automjetet e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Automjetet ishin nisur në drejtim të pikës kufitare në Jarijnë, njofton B92 duke shtuar se pas një ndalese të shkurtër, kolona e automjeteve është kthyer në pjesën jugore të Mitrovicës.

Serbët nga kjo pjesë problematike e Kosovës po kujdestarojnë në këtë rrugë magjistrale që dërgon në Jarinje, sepse po kundërshtojnë vendosjen e kufirit me Serbinë.

Ata kundërshtojnë të paguajnë doganën e shtetit të Kosovës duke thënë se “duan të paguajnë për shtetin e tyre, Serbinë”.