Që prej se është publikuar lajmi se ish presidenti amerikan, George W. Bush ka një “talent të fshehur” për pikturën, Huffington Post ka hulumtuar për të gjetur emrin më meritor për këtë çështje.
Boonie Flood, është një artiste e cila ka qenë mësuesja e presidentit Bush, e cila sipas “Fox News”, ka kaluar një muaj kohë me Bushin, derisa ia ka mësuar atij disa teknika të pikturës.
Por çka tregon Flood për eksperiencën e saj të jashtëzakonshme për një muaj që ka kaluar në familjen Bush? “Ai ka një passion aq të madh për pikturën. Është i mrekullueshëm”, ka thënë ajo për Fox News.
Ajo ka shtuar se madje presidenti Bush, do të mund të “shkruante historinë me pikturat e tij”.
“Mendoj se ai do të mund të hynte në librat e historisë për piktorat e tij. Kam parë se si i ka pikturuar rreth 50 portrete qenësh dhe mensoj se secila nga to ka qenë një kryevepër”, ka shpjeguar më tutje ajo.
“Shikoni pikturat e ish presidentit Bush dhe na thoni se a janë ato qesharake apo kryevepra”, shkruan në fund Huff. Post.
Saturday, 09 March 2013 16:16