Lajme Shqip Thursday, 07 March 2013 16:13

Jennifer Lopez është duke kaluar ditë jo edhe aq të rehatshme për faktin se po mendohet në cilën shkollë private do të dërgojë fëmijët.

TMZ ka mësuar se Jennifer ka kërkuar nëpër disa shkolla të Los Angelesit oferta të ndryshme që të dërgojë binjakët e saj 5 vjeçarë.

Gjithashtu raportohet se Jenni më shumë është e kënaqur me atë që ofrojnë dy shkolla private, një në Buckley dhe tjetra në San Fernando.

“Këtë jorehati nuk e ka vetëm J.Lo. E kanë shumë nëna në Los Angeles. Mirëpo Jennifer ndoshta nuk do të stresohet pse këto shkolla janë shumë të shtrenjta”, shkruajnë mediat.