Lajme Shqip Thursday, 07 March 2013 12:09

Shumë media kanë raportuar se dasma e Jennifer Aniston dhe Justin Theroux do të mbahet në plazh, në Hawai.

Mirëpo çifti ka demantuar këtë lajm. Madje, në bazë të deklaratave që ka dhënë zëdhënësi i çiftit, duket se raportimet e ndryshme të mediave në të cilat edhe jepen supozime të ndryshme se ku do të martohen, po i bëjnë nervoz Jennin dhe Justinin.

“Këto raporte janë si të gjitha. Janë të gjitha të fabrikuara”, ka thënë zëdhënësi i çiftit për Mail Online.