Egzona Ademi ishte një nga gjysmë finalistet e garës për talente “X-Factor Albania”. Performancat e saj kanë marrë gjykim pozitiv gjatë gjithë kohës, dhe kjo kishte bërë që ajo të vlerësohet si një ndër pretendentet për të fituar vendin e parë.Por, rrugëtimi i saj në këtë spektakël, mbaroi të dielën e 24 shkurtit, kur ajo u eliminua.
Megjithatë, për Egzonën kjo ka qenë një përvojë e veçantë të cilën e ka shijuar.
Duke folur për mediat në Kosovë, ajo ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë të merret me muzikë. Mes planeve konkrete, bën pjesë edhe realizimi i një videoklipi, për të cilin ajo nuk ka zbuluar shumë detaje.
Ademi, është 27 vjeç dhe ka mbaruar studimet në Fakultetin e Dramës në Prishtinë.
Thursday, 07 March 2013 12:06